11 qershor 2015 – Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetaseje ka ndodhur sot në lagjen nr.18 në qytetin e Durrësit.
Policia e Durrësit njofton se 23-vjeçari me iniciale S.Z., duke drejtuar motorçikletën tip ‘Jamaho’ me targë ‘DR 499 B’, ka aksidentuar këmbësoren M.H., 40 vjeçe.
Sipas informacioneve paraprake, 40-vjeçarja fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i motorçikletës është shoqëruar në ambientet e Komisariatit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





