11 qershor 2015 – Ka përfunduar sot paradite stërvitja “Adrion Livex 2015”, e cila u zhvillua në rajonin detar pranë Durrësit.

Mjetet detare dhe forcat speciale zhvilluan një mësim-tregues për shpëtimin e jetëve njerëzore në det të hapur.

Të pranishme në këtë stërvitje ishin anije ushtarake nga vendet e rajonit si Shqipëria, Italia, Greqia, Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia. Ato do të largohen nesër nga porti i Durrësit.

Në këtë stërvitje, e cila zgjati 4 ditë, përveç 8 anijeve ushtarake mori pjesë edhe një helikopter i forcave tona ajrore.

Ushtarakët vendas dhë të huaj i përshëndeti edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/