10 qershor 2015 – Mbetjet e një kanali me ujëra të ndotura janë derdhur në aksin nacional që lidh Shkozetin me Durrësin.
Kamionçina e ngarkuar me mbetje të ndotura ka pësuar një defekt duke shkarkuar aksidentalisht të gjitha mbetjet, të cilat janë përhapur në një gjatësi prej 100 metrash, duke shkatuar jo vetëm ndotje masive të rrugës, por edhe bllokim të qarkullimit të automjeteve.
Nga ana e policisë po punohet për disiplinimin e trafikut, ndërkohë që mbeten në pritje të mbërritjes së punonjësve të ndërmarrjes me qëllim pastrimin e rrugës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





