8 qershor 2015 – Aktori i humorit, Julian Deda, ka denoncuar fotografinë që kryeministri Edi Rama postoi të dielën në rrjetet sociale. Një djalë i qethur zero, por me formën e logos së Partisë Socialiste. Po në rrjetet sociale, Deda tha se, personi të cilit i është shënuar stema e PS-së në majë të kokës, pas koke ka dhe stemën e LSI-së, është me aftësi të kufizuara. “Kjo është foto of the night e kryeministrit. A e di z.kryeministër se ky djalë është 24 vjeç, i sëmurë dhe është shfytëzuar në mënyrë abuzive në favor të fushatës së PS-së”, shkruan Julian Deda. Sipas tij, vetëm parime njerëzore nuk ka në këtë mes.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





