24 maj 2015 – Mans Zelmerlow ka qenë euforik se kënga me të cilën përfaqësonte Suedinë në Eurovision do të fitonte. Por, fitorja e tij për shqiptarët nuk është zbehur më shumë nga vendi i 17 i Elhaida Danit, por nga një foto e postuar nga këngëtari suedez. Gjatë provave për festivalin evropian ai është shtrirë për të pushuar në një prej kolltuqeve, duke vënë këmbët mbi flamurin kuq e zi.

Zelmerlow nuk e ka marrë mundimin të shikojë se çfarë kishte poshtë këmbëve dhe pse dallohej flamuri mbi kolltukun e bardhë. Më rëndë duket fakti se dhe përfaqësuesit e delegacionit shqiptar janë hutuar, duke e lënë vend e pa vend simbolin kombëtar.

Pjesa më e madhe e komenteve në rrjetet sociale mbi këto foto janë të shqiptarëve nga Shqipëria dhe trojet etnike që i kërkojnë këngëtarit të kërkojë falje për këtë gjest.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”