24 maj 2015 – Kandidati i majtë për Bashkinë e Durrësit kopjon kreun e PS-së, Edi Rama. Në rrjetet sociale Vangjush Dako postoi sot “Photo of the Day”, (Foto e ditës), ashtu siç bën çdo ditë kryeministri, tepër aktiv me statuse dhe hedhje fotografish nga aktivitetet. Dako përdori sot fotografinë e një vajze të vogël, në ditën e Familjes.
Ditën e sotme, Bashkia e Durrësit organizoi disa aktivitete në lidhje me këtë ditë. Në sheshin “Liria” ishin të vendosura gjithashtu “Shtëpizat e Lumturisë", në të cilat familje të ndryshme kryen promovime për të dhënë shembullin e tyre se si arrijnë ta mbajnë familjen e tyre të lumtur.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





