22 maj 2015 – Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë Artan Rexhepin nga Durrësi, 38 vjeç, pasi është rrahur me një tjetër bashkëmoshatar me sende të forta.

Burime të policisë bëjnë me dije se nga goditjet me shkop hekuri mes Rexhepit dhe shtetasit F.S., këtij të fundit i janë shkaktuar fraktura të rënda në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit.

Aktualisht, shtetasi F.S., banues në Durrës, ndodhet i shtruar në Reanimacionin e spitalit të qytetit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shkop hekuri i përdorur nga Rexhepi, i cili tashmë akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/