21 maj 2015 – Ndizet shatërvani në sheshin e rikonstruktuar në qendër të Durrësit. Kryebashkiaku Vangjush Dako, i sulmuar në fakt kur u hoq shatërvani shekullor para godinës së bashkisë, sot u mbështet dhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama për investimin e kryer. Madje, Rama vetë ka bërë “like”, dmth që ka pëlqyer pamjen e re të qendrës, e cila ishte publikuar nga Dako, kandidat i së majtës për 21 qershorin.

Sheshi nga Bashkia deri te Pallati i Kulturës është i bllokuar për makinat dhe aty, mes pllakave të betonit janë mbjellë pemë dhe krijuar një shatërvan modern, me ngjyra që ia japin dritat natën.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”