DURRËS, 15 maj 2015 –  Prezantim dinjitoz i grupit përfaqësues të Qarkut të Durrësit në Festivalin e Gjirokastrës 2015. Një mozaik shumëngjyrësh traditash e kulturash që përzihen në këtë territor, në zemër të Shqipërisë, i japin këtij territori një identitet paqësor, mirëkuptues dhe tolerant. Ky identitet u shpreh më së miri në këtë festival, në këngët dhe vallet e gëzuara, në diversitetin e muzikës dhe veshjeve.

Grupi i Rrashbullit, orkestrina e fyejve të Manzës, grupi emblemë i Pleqve të Krujës, përfaqësuesit e komuniteteve boshnjak, çam dhe kosovar, artistët e mrekullueshëm të familjes Qerimi, vogëlushja nga Manza me ritualin e bletës. Të gjithë dhanë maksimumin e tyre duke realizuar një performancë të shkëlqyer.

 

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/