15 maj 2015 – Një incident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Durrës. Një punëtor është rrëzuar nga një pallat teksa ishte duke punuar, të cilit i është ngulur edhe një hekur në bark.
Menjëherë i plagosuri është transportuar në spitalin e Durrësit, duke iu nënshtruar një operacioni.
I plagosuri është shtetasi me iniciale A.D., 38 vjeç, banues në Durrës, për të cilin mësohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





