7 maj 2015 – Bilbili i muzikës, Nexhmije Pagarusha feston sot 82-vjetorin e lindjes. Bashkë me Vaçe Zelën ajo bëri historinë e këngës në trevat mbarëshqiptare. Artistja e madhe lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës në Kosovë. Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Në vite ajo ka marrë disa çmime, ndër ta dhe si “Këngëtare e shekullit”.
Në janar të këtij viti ajo ishte e ftuar nderi në koncertin “Tre tenorët”, por për shkak të problemeve shëndetësore nuk mundi të ishte e pranishme. Ajo u përkujtua me një këngë nga ana e tenorëve kosovarë.
“Dyrrah” ju përshendet me perlën e Nexhmije Pagarushës, “Baresha”.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”