DURRËS, 5 maj 2015 –  Në kuadër të çeljes së sezonit turistik, punonjësit e sektorëve të Durrësit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare (DRKK) Durrës filluan pastrimin dhe heqjen e vegjetacionit në amfiteatrin romak. Si rezultat i një pune sistematike, të përditshme nga punonjësit e mirëmbajtjes, amfiteatri ka një përkujdesje të veçantë, pasi është një nga monumentet me vizitueshmërinë më të lartë.

 

 

 

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/