· Projekt interesant i nxënësve të “Jan Kukuzelit”: video artistike dhe performanca
DURRËS, 2 maj 2015 – Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare (DRKK) Durrës njofton se, në kuadrin e projektit “Miku i Monumentit”, ka përfshirë shkollën e mesme artistike publike “Jan Kukuzeli” për të marrë nën patronazh dhe rijetëzuar hamamin osman, që ndodhet afër saj.
Projekti i nxënësve të “Jan Kukuzelit” në mjediset e hamamit ishte mjaft interesant. Në dhomën e vogël të errët u shfaq për vizitorët një video artistike dhe performancë e krijuar nga një bashkëpunim i nxënësve dhe mësuesve artistë të kësaj shkolle dhe në sallën më të madhe, një tjetër performancë e këtyre nxënësve, që lidhej me trashëgiminë jomateriale. Puna për realizimin e këtij projekti u drejtua nga Ina Shani, koordinatore e “Mikut të Monumentit” për shkollën.
Info
Hamami i qytetit të Durrësit është një monument i periudhës otomane, i shekullit XVIII, që ndodhet në zemër të zonës historike të qytetit, fare pranë Portit të Durrësit. Megjithëse ky monument, për fat të mirë, është ruajtur i plotë, për shumë vite ka qenë i mbyllur për vizitorët dhe turistët, me gjithë atraksionin e lartë që ka dhe kërkesën e vazhdueshme të turistëve për ta vizituar. DRKK Durrës thotë se po punon për projektin e restaurimit dhe kthimit në identitet të hamamit në një kohë sa më të shkurtër.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/