26 prill 2015 – Rolet e fama e tij janë të padiskutueshme. Timo Flloko, një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë, sot feston 67-vjetorin e lindjes. I lindur në Pejë në vitin 1948, me origjinë nga Gjirokastër, Timo Flloko iu përkushtua kinematografisë e teatrit 100 për qind. Është ndër aktorët e rrallë që ka role të panumërt, si para viteve ’90 dhe në vitet e pluralizmit.
Rolet e tij janë karakteristikë, si Mato Gruda te “Njeriu me top”, mësuesi tek “Lulëkuqet mbi mure”, Agroni tek “Vdekja e kalit”, Kanan Tafili te “Shtigje lufte” e shumë të tjerë.
Brezat e vjetër dhe të rinj e njohin Timo Fllokon, duke e bërë atë të pazëvendësueshëm.
Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë, madje arriti dhe të hyjë në botën e Hollivudit, me disa role.
Veç kinemasë, Timo Flloko theu rekord pjesëmarrësish dhe në shfaqjen e tij në teatër, “Pamje nga ura”, me protagoniste dhe aktoren durrsake, Olta Gixhari.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”