Nga ELITJONA DOKO

Ata që e kanë në dorë fatin e këtij vendi janë të rinjtë, prandaj sa më shpejtë dhe më mirë ta kuptojmë dhe konkretizojmë këtë gjë, aq më shpejtë do i afrohemi Europës. Në një kohë që vendi ynë pritet të zhvillojë zgjedhjet e radhës, ato lokale, për riformatimin e njësive administrative dhe këshillave bashkiak (sipas ndarjes së re territorial), të rinjtë kanë rolin më të rëndësishëm në zhvillimin e tyre. Rinia e këtij vendi, është potenciali i pazëvëndësueshëm për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë dhe me parametra europianë dhe si të tillë duhet të punojnë me vendosmëri në cdo moment për të qënë zëri më i fortë i zhvillimit shoqëror .

Ashtu sic edhe paraardhësit  tanë vunë gurët e themelit për ndërtimin dhe funkionimin e shtetit dhe shoqërisë së sotme, përgjegjësia tashmë është e jona për të punuar me përgjegjësi që të ecim drejtë ëndrrës së përbashkët europiane. Duke patur pikërisht këto synime, por njëkohësisht pë të ngritur zërin e cdo problem që cdo i ri has në jetën e përditshmë, në shkollë, shoqëri, familje, punë  etj.

Një ndër organiztata rinore më të rëndisishme në vendin tonë, është Lëvizja Rinore për Integrim, e  themeluar në vitin 2004-ër. LRI është zëri më i bujshëm dhe potent i të rinjvë të vendit tonë, ku cdo i ri apo e re gjen veten për të shpalosur dijet dhe rrugën drejt një të ardhmeje të sigurt dhe me bazament pozitiv. Natyrisht, forcimi i kësaj strukture ka ardhur fale një punë intensive të bërë ndër vite, nga kontributi dhe bashkimi i  mijëra të rinj në mbarë vendin, të cilët me përkushtim dhe përgjegjësi janë gjendur pranë cdo kauze sociale në dobi të shoqërisë së vendit tonë. Ajo cka e bën këtë organizatë rinore politike të jetë si të thuash “ trendy” i kohës nga të rinjtë, anembanë vendit, është padyshim mbështetja që i është dhënë dhe do vazhdojë ti jepet edhe në të ardhmen, nëpërmjet rritjes së  pjesmarrjes së  të rinjve dhe të rejave shqiptar në vendimarrje, qoftë në nivel vendor apo atë kombëtar, duke patur parasysh që Lëvizja Socialiste për Integrim është e perkushtuar me vendosmeri, për  ti lënë mënjanë ndryshimet në mendime dhe po bashkëpunon me të gjitha partitë  e tjera për të krijuar  me tëpër vende pune, me qëllim përmirësimin e standardit të jetesës në mbarë vendin. 

Cdo i ri i këtij vendi, gjen veten të Programi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim, që ka si objektiv, ndër të tjera, ndërmarrjene  e reformave sociale për të garantuar shtresat në nevojë dhe për të siguruar  një të ardhme më të mirë për rininë shqiptare, në aspiratën e saj për integrimin. Në qarkun e  Durrësit, ashtu si në mbarë vendin, cdo ditë e më shumë po rritet numri i të rinjve që zgjedhin të bëhen pjesë e e LRI-së, si të vetmen alternativë  drejt një rruge të sukseshme dhe të sigurtë, duke dëshmuar dëshirën dhe besimin që egziston te forca e të rinjve në politikë, një forcë që buron nga mbështetja që ne si antarë të këtij forumi kaq energjik, gjejmë te drejtuesit e LSI-së. Jo pa qëllim, LSI i ka kushtuar rëndësi punësimit të të rinjve, apo renditjes së emrave të tyre për antarë në këshillat bashkiak, pasi formimi i tyre intelektual dhe profesional, është dëshmi e qartë e dëshirës dhe forcës se rinia sjell ndryshimin dhe emancipimin e shoqëisë.

Arsye tjetër pse të rinjtë zgjedhin dhe duhet të zgjedhin  LRI-në është fryma organizative dhe bashkëpunuese që ekziston në këtë forum, vend ku cdokush respekton integritetin dhe idetë e tjetrit, duke i kthyer ato më pas, në propmtor të ecurisë së vendit dhe ideve novatore. Ne mundohemi të jemi cdo ditë pranë zgjidhjes së cdo problem, vëcanërsht pranë maturantëve, prnaë cdo student,  për të ngritur zërin ndaj padrejtësive që mund tju bëhen në lidhje me arsimimin e tyre, dhe jo në pak raste LRI ka qënë iniciatore për zgjidhjen e problemeve të maturës shtetërore, apo sistemit arsimor në tërësi. Pra, ashtu si zhvillimet tekonologjike janë në risi të vazhdueshme edhe ne si Forum Rinor punojmë cdo ditë për të ecur me të njëjtin “vrull” dhe energji  që karakterizon cdo të ri të vendit tonë. Sepse në LRI ka vend dhe hapsirë për cdo të ri, që do veten dhe të ardhmen e tij!