Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë publikuar të dhënat lidhur me situatën e krijuar në shtetin helen nga Covid-19 atje.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1553 persona të infektuar si dhe 8 jetë të humbura duke e çuar këtë numër, që prej fillimit të pandemisë në 12.898 persona.

Po ashtu, në njoftim thuhet se 134 persona ndodhen të intubuar në njësitë e kujdesit intensiv. Më i prekur është rajoni i Atikës, ndjekur nga Pireu.

Harta e plotë e shpërndarjes:

60 nga Atika Lindore (94 dje).

78 nga sektori verior i Athinës (dje 131).

20 nga Atika Perëndimore (18 dje).

71 nga Sektori Perëndimor i Athinës (141 dje).

119 nga Sektori Qendror i Athinës (279 dje).

65 nga Sektori Jugor i Athinës (146 dje).

68 nga Pireu (151 dje).

10 nga Ishujt Saronic Gulf (dje 25).