Autoritetet shëndetësore në Greqi vijojnë të raportojë shifra të larta nga COVID-19.

Ato deklarojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2070 raste të reja.

Sipas njoftimit të autoriteteve, 671 raste janë shënuar në Atikë, 262 në Selanik, 233 në Kretë dhe 112 në Heraklion.

Po ashtu bëhet me dije se 5 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 12 903 në total.