Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa ndodhet ende në Shqipëri së bashku me familjen e saj.

Kjo është konfirmuar nga babai i saj, Dukagjini, i cili ka publikuar pak më parë fotografi me kryeministrin Edi Rama.

“Mendoj se kam bërë një mik”, shkruan Dukagjini krahas fotos së shkrepur në qytetin e Vlorës.

Ajo që është interesante, është fakti, që fotot dyshes ia ka bërë vetë këngëtarja me famë botërore, Dua.