Reperi britanik, Dave ka folur sërish për ish-partneren e tij shqiptare, të cilën e ka dashur dikur.
Ai i ka dedikuar asaj disa vargje në këngën “Survivor’s Guilt” që është pjesë e albumit të tij më të ri “How I Met My Ex”.
“Unë u dashurova me një shqiptare
E di që është çmenduri, nuk jemi bashkë
Sepse familja e saj nuk na la.
Unë pashë flamuj të kuq, nuk do doja që fëmija im të rritej aty.”, thotë reperi në këngë duke zbuluar se marrëdhënia e tij me vajzën shqiptare përfundoi me fund të trishtë për shkak të familjes së kësaj të fundit.