Në një intervistë të fundit, Ledri Vula ka rrëfyer më shumë për jetën personale, njohjen me Sarën por dhe për muzikën.
I fruar në “Pardon My French”, në Top Albania Radio reperi zbuloi disa detaje të reja për lidhjen me Sarën, duke nisur nga fakti që kanë 3 vite bashkë, edhe pse të gjithë e morëm vesh para 1 viti, si konfirmim zyrtar.
“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim”, tregoi Ledri.
Ndërsa më tej rrëfeu me emocion si e mori vesh lajmin e shtatzënisë.
“Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”, u shpreh reperi i emocionuar.