Modelja Aurela Hoxha ka publikuar për herë të parë foto me fëmijën e saj.
Ajo ka shpërndarë disa foto në Instastory teksa mban fëmijën në krah.
Të shumtë kanë qenë miqtë dhe ndjekësit që kanë uruar modelen e cila tashmë është bërë nënë. Kjo është hera e parë që modelja ka publikuar një foto të fëmijës së saj. Madje ajo është përpjekur që ta mbajë të fshehur, që në kohën që ka mbetur shtatzënë.
Jeta në Spanjë e ka “detyruar” Aurela Hoxhën që ajo ta fsheh këtë lajm. Një muaj më parë, burime pranë saj kanë treguar për gazetën se ajo ishte duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që ajo mos të publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.
Aurela dhe bashkëshorti i saj, Albani prej kohësh jetonin në Spanjë, por pas një ndarjeje të shkurtër që patën, modelja u rikthye në Shqipëri.
Megjithatë, çifti arriti të zgjidhte mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin dhe u rikthyen sërish bashkë. Modelja e njohur, pasi ishte vendosur për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj, u mësua se ishte shtatzënë.