Katër vjet pas lindjes së binjakëve, thuhet se George dhe Amal Clooney janë në pritje për t’u bërë sërish prindër.
Sipas Daily Mail, Amal ka kaluar tre mujorin e parë të shtazënisë dhe do të bëhen sërish me binjakë.
Burimet janë shprehur se çifti ka organizuar një dasmë pranë vilës së tyre në Itali më 4 korrik për të ndarë lajmin e madh.
“George ishte entuziast dhe mezi priste t’u tregonte të gjithëve.“, tha një burim.
Një tjetër burim për revistën “OK!” është shprehur: “Gumëzhia është se ata do të bëhen përsëri me binjakë. Amal thuhet se ka kaluar tremujorin e saj të parë dhe tashmë ka filluar të shfaqet, kështu që shumë shpejt do ta dinë të gjithë.”
Aktori hollivudian 60 vjeç dhe aktorja 43 vjeçe u martuan në vitin 2014 në një ceremoni madhështore në Venecia.