George dhe Amal Clooney nuk janë në pritje të një fëmije të tretë. Sipas një përfaqësuesi të çiftit Clooney, 43-vjeçarja nuk është në pritje të ëmbël, aq më tepër të dy binjakëve.
“Të gjitha historitë se Amal Clooney është shtatzënë, nuk janë të vërteta”.
Kjo deklaratë erdhi pasi dyshja u pa duke shijuar një pasdite familjare në Cernobbio, Itali me binjakët e tyre.
Ishte një burim për “OK! US” tha fillimisht se “Amal është në trimestrin e saj të parë. Tashmë ka nisur të duket dhe shumë shpejt do ta marrin vesh të gjithë”.