Reperi Mozzik është figura publike e radhës që zbulon se vuan nga ankthi.
Përmes disa postimeve në InstaStory, Mozzik ndan me ndjekësit faktin që ankthi nuk e lejon që t’i shijojë gjërat aq sa duhet, ndonëse është në moshë të re.
“Është e trishtë sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë”, shkruhet në njërin postim ndërsa më tej në foton tjetër vijon:
“Le të themi se dhe ankthi im ka ankth.”
Problemet me shëndetin mendor janë kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha për njerëzit në ditët e sotme. Personazhe të shumtë publikë kanë ndarë eksperiencat e tyre të vështira.