Aktori Jay Pickett ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Dyshohet se Pickett pësoi një sulm në zemër ndërsa po përgatitej për të xhiruar një skenë në filmin “Treasure Valley”.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar regjisori i filmit, Travis Mills nëpërmjet një postimi në facebook.

Shumë prej jush do të kenë dëgjuar tashmë për tragjedinë që ndodhi dy ditë më parë. Protagonisti ynë, skenaristi dhe producenti, vdiq papritur ndërsa po përgatiteshim për të xhiruar një skenë. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi shkaqet e vdekjes së tij, por me sa duket ai pësoi një sulm në zemër. Të gjithë ata që ishin të pranishëm bënë atë që mundën për ta mbajtur gjallë,” shkroi ai në postimin e tij.