Alex Rodriguez, ish-i fejuari i Jennifer Lopez është parë së fundmi në krahët e një biondeje seksi. Ish-basketbollisti është fotografuar me të dashurën e përfolur, Melanie Collins duke kaluar nëpër disa dyqane para se bashkoheshin me një grup miqsh.

Alex po shijon pushimet në Evropë për një javë tani, duke lundruar në bregun e St Tropez, Monako dhe në fund duke mbërritur në Spanjë ku vazhdoi të festonte përvjetorin e 46-të me miq të famshëm. Romanca e re e tij vjen pak muaj pasi u nda nga Lopez.

Ish çifti i dha fund fejesës në maj, duke deklaruar se tashmë kanë mbetur vetëm miq. Këngëtarja tashmë është rikthyer në krahët e dashurisë së vjetër, Ben Affleck.