Këngëtari The Weeknd e sheh veten si baba në një të ardhme të afërt!
Kështu ka rrëfyer ai për “GQ” duke shtuar se edhe pse mendon ndonjëherë se nuk dëshiron të krijojë familje, është i bindur se të bërit prind është diçka do e bëjë realitet.
“Përfundimisht dua të kem një familje. E di që them nuk dua, por e di që dua. Dua fëmijë”, është shprehur këngëtari.
I pyetur se përse është shprehur në të shkuarën se nuk do fëmijë, ai ka thënë:
“Mendoj se e them sepse më pëlqen trajektorja e karrierës sime. Por gjithashtu mendoj se nëse do të kem fëmijë do të më ndikojë dhe do të më frymëzoj më shumë”.
Ndërsa kur është pyetur se si do ua shpjegojë fëmijëve në të ardhmen tekstet e censuruara, The Weeknd është shprehur:
“Absolutisht. Jam i përgatitur për këtë gjë. Në fund të ditës, është arti im. Dhe ky ishte babai”.
Gjthashtu ai ka folur hapur edhe për arysen pse ka hequr dorë nga droga dhe alkooli.
“Pi alkool. Ndonjëherë. Nuk pi shumë, siç bëja më parë. Ndërsa droga ishte si një patericë. Mendoja se kisha nevojë për të. Kam kaluar vitet e fundit duke kuptuar që nuk kam nevojë për të dhe falë Zotit nuk kam nevojë për të tani. Sepse për shumë njerëz, është e vështirë. Por unë e dija që nuk e doja”, ka treguar këngëtari, teksa ka shtaur se muzikën e ka pasur si terapi.