Tre muaj pasi njoftuan fundin e marrëdhënies se tyre pas 27 viteve martese Bill dhe Melinda Gates janë zyrtarisht të divorcuar.
Tashmë edhe para ligjit pas vendimit të zgjidhjes së martesës nga një gjykate në King County Washington.
Në dosjet e siguruar nga Fox News miliarderi dhe ish-gruaja kanë rënë dakord që asnjëra palë nuk do marrë mbështetje bashkëshortore dhe Melinda nuk do ndryshoje mbiemrin e saj.
Bill dhe Melinda Gates u takuan pasi ajo filloi të punonte në Microsoft si menaxhere produktesh në vitin 1987.
Ata u martuan në 1994 në Hawaii janë prindër të dy vajzave, Jennifer Gates 24 vjeçe dhe Phoebe Gates 18 vjeç, si dhe një djalë, Rory Gates 21 vjeç.
Pavarësisht ndarjes, Gates thanë se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në Bill & Melinda Gates Foundation.
Manjati amerikan i biznesit dhe bashkëthemeluesi i Microsoft është njeriu i tretë më i pasur në botë.