Këngëtarja 33-vjeçare Rihanna vazhdon të zgjeroje perandorinë e saj të bukurisë.
Ajo ka njoftuar të gjithë fansat se parfumi i saj i parë Fenty do të jetë i disponueshëm për blerje më 10 gusht.
Aroma pikante dhe e ëmbël është frymëzuar nga vendet ku Rihanna ka udhëtuar gjatë gjithë jetës së saj, nga qyteti i saj i lindjes në Bridgetown, Barbados, në Paris dhe New York.
Parfumi do të jetë në dispozicion për 120 dollarë ekskluzivisht në fentybeauty.com.
“Kjo është gjëja që dua më shumë”, tha ajo në një deklaratë. “Është një përvojë, është një kujtim, i përfshirë në një aromë. Një erë, nuk do ta harroni kurrë”-është shprehur këngëtarja.