Këngëtarja Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi kanë konfirmuar romancën e tyre gjatë premierës së “Suicide Squad” të hënën.

Artistja me origjinë shqiptare u shfaq e kapur dorë për dorë me regjisorin 45-vjeçar, duke bërë dhe daljen e parë publike së bashku.

Rita mbante veshur një fustan elegant të bardhë ndërsa Taika një kostum gri me një këmishë të bardhë.

Untitled-3-300x377.jpg (25 KB)

Dyshja e famshme janë përfolur për një lidhje që nga muaji prill. Ata nisën të shoqëroheshin gjatë qëndrimit të këngëtares shqiptare në Australi pasi ishte angazhuar me spektaklin “The Voice”.