Këngëtarja e njohur Dua Lipa prej më shumë se një javë ndodhet në Shqipëri duke kaluar pushimet e verës ku mesa duket i kanë pëlqyer shumë dhe nuk dëshiron të largohet.
Në një postim të fundit në “Instagram”, këngëtarja shqiptare shihet duke kërcyer valle popullore me një gotë rakie në kokë dhe me shami në dorë.
Në videon e publikuar ajo dëgjohet teksa thotë “Opa, jasha” dhe krahas videos shkruan: “Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptar”.