Dukesha e Sussex, Meghan Markle feston sot ditëlindjen e saj të 40-të dhe mes urimeve të shumta, nuk mungojnë as ato të familjes mbretërore.
“Duke i uruar Dukeshës së Sussex-it një ditëlindje shumë të lumtur sot!”, shkruhet në postimin e familjes mbretërore në rrjete sociale krahas tre fotove të Markle, e shoqëruar nga Princ Harry, Mbretëresha dhe një tjetër me të birin.
Më pas, Princi William, Kate Middleton dhe Princi Charles postuan gjithashtu urimet e tyre për ditëlindjen e Dukeshës së Sussex.
Një veprim i tillë dashamirës u vlerësua shumë edhe nga fansat mbretërorë duke patur parasysh situatën e tensionuar mes anëtarëve të familjes mbretërore pas kritikave të fundit të Harryt dhe Meghan.
Disa burime kanë thënë për “Page Six” se nuk ka plane për një festë të madhe për Dukeshën e Sussex, e cila kohët e fundit lindi vajzën e saj Lilibet.
Nga ana tjetër, Mirror shkruan se Princ Harry ka porositur një tortë për gruan e tij nga një furrë buke, e quajtur “Posies & Sugar”, e cila krijon ëmbëlsira në një pamje të thjeshtë kremi gjysmë të zhveshur dhe të zbukuruar me lule.