Është shënuar viktima e parë nga zjarret në Greqi.
Viktima ishte një 38-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
I riu ka humbur jetën në vendin e quajtur Ipokratio Politia. Më tej mësohet se, ai ishte një zjarrfikës vullnetar, i cili po luftonte për shuarjen e vatrave të zjarrit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë flakëve.
Zjarret që kanë përfshirë Greqinë prej disa ditësh po vijojnë të jenë problematike.
Deri më tani janë numëruar me dhjetëra biznese dhe banesa të djegura nga flakët, ndërsa ajri i Athinës është ndotur aq shumë sa mund të ketë fluks të njerëzve me probleme me frymëmarrjen në spitale.





