Autoritetet e Shëndetësisë në Greqi kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 2.768 persona të infektuar.
Ndërsa mësohet se nuk e kanë fituar betejën me virusin 10 qytetarë, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 13.058 persona.
Sakaq, në njoftim thuhet se numri i personave që janë në intubim është 198, ndërsa autoritetet apelojnë qytetarët që të vaksinohen dhe të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre, por edhe të të tjerëve.





