Prestigjozia britanike “Daily Mail” ka publikuar një artikull me titull “Të rinjtë e pasur shijojnë verën! Ata ndajnë fotografi nga pushimet luksoze. A guxon t’i shohësh?”  kushtuar pushimet luksoze të figurave më të njohura publike në mbarë botën të cilët kanë edhe mijëra ndjekës në Instagram, ku mes tyre përmendet edhe shqiptarja Morena Taraku.

Mes të tjerash në materialin që i është dedikuar edhe Tarakut, “Daily Mail” vë theksin edhe te veshjet me stil të Morenës duke e cilësuar një stuhi me veshjet e stilistëve në Dubai dhe Turqi. Krahas jetës që bën, bie në sy është edhe një byzylyk ari i markës së njohur “Cartier”, që ajo e mban në kyçin e dorës dhe kushton 290.000 paund.

Më tej, në shkrim publikohen edhe foto të personazheve të tjerë të botës të artit anë e mbanë botës, që bëjnë pushime luksoze, siç thekson “Daily Mail”.