Johnny Depp nuk po gjen qetësi kohët e fundit.

Ai së fundmi ka shpërthyer kundër Hollivud, që sipas tij, po përpiqet të bojkotojë filmin e tij të fundit, “Minamata”, i cili u shfaq premierë në Berlinale në vitin 2020, por më pas u bllokua nga shpërndarja në kinema.

Duke folur për filmin, Depp shpjegoi për revistën britanike se ai u kishte premtuar vendasve të mos spekulonin mbi historitë e tyre: “Ne i pamë këta njerëz në sy dhe u premtuam atyre se ne nuk do të ishim shfrytëzues dhe se filmi do të ishte i respektueshëm. Unë mendoj se ne e mbajtëm anën tonë të marrëveshjes, por në anën tjetër duhej ta kishin mbajtur edhe ata”.

Aktori më pas shtoi se disa filma i prekin njerëzit thellë dhe kjo gjë ndodhi me banorët e Minamata-s dhe me të gjithë ata që kanë përjetuar ngjarje të tilla.