Rritja e infektimeve nga koronavirusi, për shkak të përhapjes masive të variantit Delta, ka bërë që edhe Mali i Zi të shtrëngojë masat.
Ndër to përfshihen dhe masat për të udhëtuar drejt Malit të Zi. Për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë duhet të plotësojnë të paktën një nga 4 kushtet e vendosura.
Këto masa hyjnë në fuqi ditën e sotme dhe do të zbatohen deri më 10 shtator. Ndërkohë, të njëjtat kushte do duhet të plotësohen edhe për vendasit, në dasma, ditëlindje apo festa të tjera.
Kushtet e plota:
Certifikatën e vaksinimit me dy doza ose me një dozë.
Test PCR jo më shumë 72 orë.
Vërtetim që ke kaluar COVID 19 jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv me COVID 19
Test antigen negativ jo më shumë se 48 orë.
Këto masa do të jenë në fuqi nga data 20 gusht deri në 10 shtator.





