Teuta ka luajtur si pjesë të përgatitjeve të saj për Superkupën e Shqipërisë dhe sezonin e ri një miqësore ndaj ekipit U21, për të parë situatën në skuadër në momentin aktual, sidomos pas lëvizjeve të shumta që janë bërë me largimet e javëve të fundit.
Kështu, trajneri Martini ka parë thuajse të gjithë alternativat që ka në dispozicion me objektiv Superkupën e Shqipërisë, pasi fituesit bnë fuqi të atij trofeu në edicionin e kaluar, duan të përsëritin veten edhe në këtë sezon.
Sfida është mbyllur me shifrat 6-2 për ekipin e parë të Teutës, me Kallakun protagonist me katër gola (35′, 43′, 57′, 64′), ndërsa të tjerët u shënuan nga Gorgiev (55′) dhe Todorovski (70). Në këtë sfidë kishte minuta edhe për Valport, i cili është një nga shpresat e sulmit të durrsakëve për sezonin e ri, ku duan të jenë përsëri protagonistë në luftën për Europën dhe trofe.
Formacioni i Teutës: Qirko, Jazxhi, Selmani, Xhekson (46′ Kotobelli), Idrizaj (46′ Todorovksi), Aleksi (46′ Karabeci), Daja (46′ Beqja), Gruda (60′ Plaku), Kallaku, Zogaj (60′ Valport), Gorgiev (60′ Kapllani).
Goleadë në miqësore për Teutën, kampionët testohen në duelin “brenda familjes”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE, Shqipëria është gati
Studimi zbulon ushqimet që ndikojnë në humor, ja çfarë duhet të konsumoni që të ulni mërzinë
Hyri në gjykatën e Vlorës me thikë, gruaja tentoi t’i shmangej skanerit: Mos më prekni…
Rama në Durrës: Shqipëria e sotme është rezultat i punës së PS-së





