Raimonda Dashi vihet në krye të Kadastrës së Durrësit.

Drejtoresha e re është prezantuar mëngjesin e sotëm me stafin. Më herët ajo ka mbajtur të njëjtin post në Kadastrën e Krujës.

Dashi zë vendin e Viola Himës, e cila u komandua përkohësisht në këtë detyrë në maj 2021.

Kujtojmë që dy muaj më parë është bërë me dije se Durrësi nuk do të ketë më një zyrë kadastrale pasi ajo do të zhvendoset në Tiranë.

Sipas burimeve, shërbimet do të vazhdojnë në Durrës për sqarime dhe aplikime.

Transferimi nga Durrësi në Tiranë është bërë me qëllim shmangien e kontaktit fizik me njerëzit dhe për t’i orientuar më shumë drejt aplikimit online.