Këshilli Bashkiak Durrës do të mblidhet mesditën e nesërme online për të miratuar 7 projekt-vendime që janë përfshirë në rendin e ditës.

Pjesa më e madhe e pikave të rendit të ditës lidhet me projekt vendime për miratimin e prishjes së një pallati në NjA nr.4 dhe disa godinave arsimore të dëmtuara nga tërmeti që ndodhen në njësitë administrative të bashkisë Durrës.

Ndërkohë, një tjetër pikë e rendit të ditës ka të bëjë me projekt vendimin për t’i dhënë Drejtorisë Rajonale Arsimore Parauniversitare (DRAP) disa ambiente që ndodhen në katin e parë të shkollës “Jan Kukuzeli” për t’i përdorur si zyra për administratën.