Ka përfunduar në Korçë festivali i komedisë Koko Fest, ndërsa si shfaqja më e mirë është vlerësuar “Ferma e kafshëve” një satirë therëse ndaj pushtetit, sjellë nga trupa teatrore e Teatrit Kombëtar me regji të Driada Dervishit.
Vlerësimet nuk munguan as për artistët ndërsa për organizatorët edicioni i 8-të i Koko Fest mbetet i rëndësishëm pasi i riktheu teatrit publikun.
Regjisorja durrsake Driada Dervishi ia ka kushtuar çmimin djalit të saj, Tadeos, i cili këtë vit bëhet student.
Në falenderimet e saj, ajo përmend trupën e Teatrit Kombëtar, aktorët e nderuar me çmime, trupën dhe teatrin “Aleksandër Moisiu” për mbështetjen etj.
Regjisorja e talentuar njofton se shfaqja “Ferma e kafshëve”, së shpejti do të vijë në Durrës.