Një zjarr i madh ka përfshirë spitalin e Tetovës ku trajtohen pacientët e prekur me koronavirus. Mediat maqedonase raportojnë për viktima dhe të lënduar.
Mendohet të ketë viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësor. Është djegur tërësisht spitali modular, ndërkohë që zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit. Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave.
Sipas burimeve të Alsat, raportohet që viktimat të jenë pacientë dhe staf mjekësor.
Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po tentojnë të lokalizojnë flakët. Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.





