Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka bërë me dije se qyteti do të jetë 3 ditë në zi për zjarrin që ra dje në një spital Covid, ku për pasojë, ndërruan jetë 14 pacientë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Këshilli Komunal i Tetovës ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme dhe ka shpallur 3 ditë zie në nder të viktimave. Identitete e tyre nuk dihen ende pasi trupat do t’i nënshtrohen analizave të ADN-së, sepse kanë djegie të shkallës së lartë.

“I shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj gjithë familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë fatkeqësi. Është fatkeqësia më e madhe që ka prekur qytetin tonë. Dëshirojë të ngushëllojë qyutetarët e Tetovës, pasi të gjithë ata janë vëllezërit dhe motrat tanë. Ashtu siç edhe u informuat më parë, Këshilli Komunal i Tetovës mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, ku u shpallën 3 ditë zie”, tha Arifi.

Më tej, kryetarja e Tetovës tha se familjet e prekura do të ndihmohen nga fondi i komunës.

“Nga fondi emergjent i komunës do të ndihmohen familjet e prekura. Informacionet do të ndahen të verifikuara. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritet”, shtoi Teuta Arifi.