Ka startuar sezoni i ri artistik i vjeshtës në teatrin e Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.
Në datat 15 dhe 16 shtator, në skenën e teatrit do të vihet shfaqja “Revizori”, që u vlerësua me çmimin “Shfaqja më e mirë” në Festivalin Mbarëkombëtar “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, ku gjithashtu mori çmim edhe aktori i mirënjohur, pjesë e trupës së Durrësit, Gentian Zenelaj, si aktori më i mirë protagonist.
Shfaqja “Revizori”, me regji të regjisores durrsake, Driada Dervishi është një nga kryeveprat e komedisë ruse, e shkrimtarit Nikolai Gogol, dhe do të luhet të martën dhe të mërkurën për artëdashësit e qytetit bregdetar.
Ndërsa fundjava i rezervohet trupës së Teatrit Kombëtar me shfaqjen “Ferma e kafshëve”, po me regji të Driada Dervishit, e cila u nderua me çmim si “Regjia më e mirë” në KokoFest.