Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 në vend.
Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.100 persona të infektuar me Covid, ndërsa kanë humbur jetën 24 perosna.
Sa i përket të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv ato janë 337, ndërsa mosha mestarë e tyre është 65 vjeç.
Mësohet se është rritur numri i shtrimeve në spitale. Gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar në spital 185 pacientë.





