Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar menjëherë nga Nishi për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Bruksel.
Vuçiç thotë se u tregua qartë që në të ardhmen shqiptarët nëse veprojnë njësoj do të hasin në rezistencën e serbëve të Kosovës.
“Tërheqja e ROSU është parashikuar, dhe ky është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të hasin rezistencën e popullatës serbe. Kthimi i KFOR -it në përputhje me Rezolutën 1244 është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohet siguri garanci për serbët,” tha Vuçiç.
Madje Vuçiç thekson se pikën për etiketat ngjitëse e ka prezantuar pala serbe si një zgjidhje të përkohshme.





