Galeria e artit pamor “Nikolet Vasia” ishte plot “lule” pasditen e së shtunës. Artisti i njohur durrsak Nelo Llukaçi erdhi për të tretin vit radhazi me një ekspozitë, këtë herë dedikuar vetëm luleve.

“Nuk e sheh Nelon pa lule” thonë shpesh miq të familjes, si për të treguar pasionin e madh që artisti i njohur ka treguar përherë për to.

Siç rrëfen vetë piktori Llukaçi për “DurrësLajm”, punimet e tij të para u janë dedikuar luleve, prej të cilave nuk është ndarë asnjëherë. Dhe ashtu siç janë lulet plot ngjyra dhe jetë, ashtu janë edhe tablotë e Llukaçit në vaj e akuarel. E kuqja, e gjelbërta, e verdha etj përcjellin tek artdashësit ndjesinë e një tabloje plot jetë dhe optimizëm.  

Gjatë pandemisë Covid-19, artisti i mirënjohur nuk ka ndjenjur pa punë. Karantinimin në shtëpi e ka shfrytëzuar për të realizuar të tjera portrete, autoportrete, apo lule, sepse siç shprehet dhe vetë “do të kalonim ditën, por do ta kalonim bukur e me kënaqësi”.

Megjiithëse në moshë të thyer tashmë, piktori dhe skulptori i njohur durrsak ndihet plot frymëzim për punë të tjera artistike.