Greqia ka regjistruar një rritej të rasteve të reja në krahasim me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë raporton se 2,125 qytetarë kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë  është 663,433.

Ndërkohë numri i viktimave është rritur me 5, duke u regjistruar 36 humbje jete ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 14,956 vdekjesh janë regjistruar.