Promovimi i librit “Politika si ide” i ish-deputetes dhe ish-nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj ka mbledhur në hollin e pallatit të kulturës në Durrës deputetë e ish-deputetë, kryebashkiaken Emiriana Sako, intelektualë të qytetit si dhe funksionarë të lartë të PS.
E pranishme në prezantimin e librit të Leskajt ishte dhe shkrimtarja e njohur Diana Çuli dhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli.
Në libër, Leskaj, e cila u largua nga politika aktive në vitin 2017, flet për përvojën e saj si politikane dhe aktiviste e shoqërisë civile.
Gjatë ceremoninë, Leskaj u nderua me çertifikatë “Mirënjohjeje” nga Këshilli i Qarkut Durrës, me motivacionin “Për ndihmesën dhe angazhimin e deritanishëm në politikë dhe kontributin në informim/edukim të brezave dhe shoqërisë me botimin tuaj më të fundit “Politika si ide”.