Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se nuk mbështet vendosjen e një date për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.

Merkel tha se për të caktuar një datë është e nevojshme të plotësohen të gjitha kushtet.

Unë nuk besoj vërtet në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet.

Sllovenia, si vend mikpritës i samitit kishte ofruar vitin 2030 si kohë e caktuar për pranimin e këtyre vendeve, por nuk pati sukses. Nuk e mbështeta këtë propozim. Deri më tani nga asnjë nga këto vende nuk janë plotësuar kriteret”, tha Merkel.